Kronika 1 June 2026, 12:30 Nga VNA

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, SPAK lejon ish-presidentin të dalë nga qelia e t'i japë lamtumirën e fundit

Ndaje në Whatsapp

sdvfvfvdfvd.PNG

Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit të Republikës dhe kreut të PL, Ilir Meta, është ndarë nga jeta. Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në vendlindjen e familjes, në fshatin Çepan të Skraparit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Ilir Meta do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore, pas miratimit të një lejeje të posaçme nga organet kompetente. Autoritetet penitenciare pritet të organizojnë shoqërimin e tij drejt vendit ku do të zhvillohen homazhet dhe varrimi.

Mësohet se autorizimi për pjesëmarrjen e Metës është dhënë nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa procedurat për transportin dhe sigurinë e tij janë koordinuar nga institucionet përgjegjëse.

Ish-kreu i shtetit ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga organet e drejtësisë. Pavarësisht statusit të tij aktual, ligji parashikon mundësinë e dhënies së lejeve të veçanta në raste humbjeje të familjarëve të afërt.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme