Kronika 1 June 2026, 10:11 Nga VNA

Tjetërsimi i pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron disa urdhër kontrolle 

Ndaje në Whatsapp
Tjetërsimi i pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron disa

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në Zvërnec. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në Tiranë dhe në Vlorë.

Një prej personave të kontrolluar është Pëllumb Petritaj, ish-avokat, i dënuar më herët për falsifikim dokumentesh pronësie në favor të Artur Shehut. SPAK po heton një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit, ku është planifikuar ndërtimi i një kompleksi turistik luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Burime bëjnë me dije se Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe ndaj Leonard Bishës, i njohur me nofkën “Çobo”, i konsideruar si një nga njerëzit më të afërt të Artur Shehut.

Në listën e personave të kontrolluar figuron edhe Redi Struga. Ai është administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k. Sipas të dhënave publike, Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si një nga hallkat lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët janë pjesë e investimit së bashku me Kushnerin.

Hetimet zhvillohen në një moment kur projekti në Zvërnec ka shkaktuar reagime të forta publike. Prej dy ditësh janë zhvilluar protesta në Vlorë dhe në Tiranë, pasi gjatë një përplasjeje në terren, punonjës të një kompanie private sigurie tërhoqën zvarrë një protestues, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe nxitën reagime të shumta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme