Kronika 2 June 2026, 08:56 Nga VNA

Aksident tragjik në Lushnjë, humb jetën 43-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Lushnjë, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë ka rezultuar me humbjen e jetës së një 43-vjeçari.

Viktima është Ernis Xhumari, i cili ka humbur jetën në vendngjarje pas përplasjes së automjetit që drejtonte në rrethrrotullimin e Plasmasit.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit. Si pasojë e goditjes, mjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg vendit të impaktit.

Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të shkatërruar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme