Kronika 2 June 2026, 13:39 Nga VNA

Ilir Meta lë për herë të dytë qelinë, të mërkurën do të presë ngushëllimet për të atin

Ndaje në Whatsapp

fgbgbf.jpg

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë sërish qelitë e paraburgimit të mërkurën, nga ora 09:00 deri në 21:00, për të qenë pranë familjes së tij dhe për të pritur familjarë, miq e të afërm që do të shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

Meta u shoqërua këtë të martë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit, i cili ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Ish-presidenti mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme