Politika 27 July 2026, 15:10 Nga VNA

Shfaqja e radhës në Kuvend: Deputeti i PS-së "tërheq veshin" e Ministrit të PS-së për aksin Milot-Balldren

Ndaje në Whatsapp

Nëse kishte mbetur ende ndonjë hije dyshimi se kontrolli parlamentar në Shqipëri është plotësisht "riosh", shkresa më e fundit e depozituar në zyrat e Kuvendit e shuan përfundimisht atë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Pacaj, ka ndërmarrë një hap "të guximshëm" politik, i ka kërkuar zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci. Objekti i kësaj "llogari-dhënies të ashpër"? Projekti i nxehtë i Autostradës Milot – Balldren.

Për ata që e njohin me vështirësi dinamikën e "autokontrollit" parlamentar, tabloja është pothuajse e përsosur: një deputet i mazhorancës që ngrihet me stoicizëm për të kërkuar transparencë nga minstro-kolegu i të njëjtit kabinet e të njëjtës parti.

Në letër, veprimi mbështetet rreptësisht në Nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe Nenin 96 të Rregullores së Kuvendit. Por në praktikën e përditshme politike, skena i ngjan më shumë një teatri ku "polici i mirë" dhe "polici i keq" luhen nga të njëjët aktorë brenda të njëjtit grup parlamentar.

Pyetja që ngrihet natyrshëm në hollet e Parlamentit është: Çfarë e shtyu zotin Pacaj të zgjohet me dëshirën për të "vënë në tregues" ekzekutivin e tij?

Përgjigjja, si rregull në këto raste, nuk lidhet me ndonjë krizë papritur të ndërgjegjes parlamentare, por me kredon politike personale dhe nevojën për pikë elektorale. Kur opozita humbet terren ose vëmendje, zgjidhja më e mirë për të treguar "demokraci të gjallë brenda llojit" është që pushteti t'i bëjë pyetje vetvetes.

Me gjasë, interpelanca e ardhshme do të ndjekë skenarin e njohur traditë:

Deputeti do të bëjë dy pyetje "me ton të fortë", por me kujdes të veçantë që të mos prekë asnjë pikë me të vërtetë nevralgjike.
Ministri do të përgjigjet me shifra, me zotime optimiste dhe me renditjen e punëve të mëdha që po bën qeveria.
Në fund, deputeti do të shprehë "kënaqësinë për përgjigjen e hollësishme" dhe të dy do të mbyllin seancën me ndonjë kafe pas kamerave.
Deri atëherë, dokumenti Nr. 3130 prot., i datës 17 korrik 2026, mbetet si një provë tjetër e diplomacisë se brendshme: aty ku pyetja dhe përgjigjja gatuhen në të njëjtën kuzhinë, por i shërbehen publikut si menu "kontrolli e llogaridhënieje".

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme