Politika 27 July 2026, 11:30 Nga VNA

“Balluku”, SPAK kërkon më shumë kohë për hetimet. Të mërkurën Gjylit e Elezit u komunikohen vendimet për zgjatjen e afateve

Ndaje në Whatsapp
“Balluku”, SPAK kërkon më shumë kohë për

SPAK pritet të zgjasë edhe më 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-vartësit e saj, të cilët po hetohen për abuzime me tenderat e rrugëve. Ndërsa për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, pozita e saj është rënduar edhe më shumë, pasi po hetohet edhe për korrupsion e pastrim parash.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se të mërkurën prokurorët e Posaçëm u kanë dërguar fletëthirrje për t’u paraqitur Gentian Gjylit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe Erald Elezit, ish-kreut të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, të cilët janë të pandehur bashkë me Ballukun lidhur me abuzimet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

“Kemi ende veprime hetimore për të kryer,” tha një burim pranë SPAK, “ndaj afati i hetimeve është vendosur të shtyhet edhe me 3 muaj të tjerë, sipas ligjit.”

Çështja e Belinda Ballukut shpërtheu në tetor të vitit të kaluar dhe fillimisht ndaj saj u caktuan dy masa sigurie, që janë ende në fuqi: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim në disa episode.

Ndërsa kërkesa e SPAK për leje për ta arrestuar Ballukun u rrëzua me shumicë votash nga maxhoranca socialiste. Pas rrëzimit të kërkesës, prokurorët ngritën akuza të reja për Ballukun, si korrupsion e pastrim parash gjatë kohës që drejtonte Albcontrol.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme