Politika 27 July 2026, 11:06 Nga VNA

Berisha kushtëzon votën për marrëveshjen me SHBA: “Nuk do të votojmë asnjë marrëveshje me procedurë të përshpejtuar”

Ndaje në Whatsapp
Berisha kushtëzon votën për marrëveshjen me SHBA: “Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas seancës së tensionuar parlamentare se opozita nuk do të japë votën për asnjë marrëveshje që shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, duke iu referuar marrëveshjes së financimit me Shtetet e Bashkuara për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Nuk ka rëndësi nëse do të jemi apo jo në seancë, por nuk do të votojmë asnjë marrëveshje me procedurë të përshpejtuar”, u shpreh Berisha, duke kërkuar që marrëveshja të hidhet në votim të premten, pas një shqyrtimi normal parlamentar.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi marrëveshjen si historike dhe si një dëshmi të besimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë.

Sipas Ballës, financimi do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura me pajisje dhe shërbime sipas standardeve të NATO-s. Ai sqaroi se Shqipëria do të ketë 48 muaj për të aktivizuar fondet dhe deri në 12 vjet për shlyerjen e tyre, ndërsa kredia parashikon edhe një periudhë “grace” deri në një vit, si dhe mundësinë e parapagimit pa penalitete.

Balla theksoi gjithashtu se çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes, çka sipas tij garanton transparencë të plotë në zbatimin e marrëveshjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme