Politika 27 July 2026, 13:45 Nga VNA

PS kërkon masë disiplinore ndaj Agron Shehajt dhe kallëzim në SPAK: Mori me forcë dokumentin e klasifikuar

Ndaje në Whatsapp

ffrefrefr.PNG

Grupi Parlamentar i PS i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e rastit në SPAK.

Kërkesa e socialistëve vjen pas incidentit të regjistruar gjatë seancës së sotme plenare, ku Shehaj mori kopjen e vetme të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake dhe më pas u largua nga ambientet e Kuvendit me dokumentin në dorë.

Sipas Partisë Socialiste, deputetët ishin informuar më herët se dokumenti mund të konsultohej vetëm në sallën “Gerti Bogdani”, pas nënshkrimit të një deklarate konfidencialiteti dhe pa të drejtë për nxjerrjen e tij jashtë ambienteve të përcaktuara.

Në kërkesën drejtuar institucioneve të Kuvendit, PS pretendon se Agron Shehaj ka refuzuar udhëzimet e stafit parlamentar, ka marrë fizikisht dokumentin dhe është larguar me të. Socialistët deklarojnë gjithashtu se një këshilltare e Kuvendit, e cila tentoi të ndalonte largimin e dokumentit, është rrëzuar në shkallë dhe ka pësuar dëmtime.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive, ka vënë në rrezik këshilltaren e Kuvendit, duke cenuar sigurinë e stafit gjatë ushtrimit të detyrës. Marrja me forcë dhe nxjerrja jashtë sallës e dokumentit të klasifikuar përbën shkelje të rëndë të legjislacionit për informacionin e klasifikuar”, thuhet në kërkesën e Grupit Parlamentar Socialist.

Përveç masës disiplinore, Partia Socialiste ka kërkuar që rasti t’i dërgohet SPAK-ut për vlerësimin e mundshëm të disa veprave penale, që sipas saj lidhen me marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, përvetësimin e dokumenteve, pengimin e funksionarëve publikë gjatë detyrës dhe shkelje të tjera që lidhen me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Në kërkesën e saj, PS argumenton se dokumenti lidhet me sigurinë kombëtare dhe kërkon që organet hetimore të verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë mënyrën e marrjes së dokumentit dhe qëllimin e veprimit.

"Gjithashtu referuar parashikimeve të Kodit Penal, nenet 139-142, 294-296, 235, t’i referohet mënjëherë Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me dyshimet se shtetasi Agron Shehaj ka kryer veprat penale:

përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;
(ii) vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;
(iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;
(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;
(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët”, thuhet në kërkesë. 

Agron Shehaj, nga ana e tij, ka deklaruar më herët se e mori marrëveshjen për ta lexuar, pasi kishte nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit, duke theksuar se dokumenti nuk ka dalë jashtë ambienteve të Kuvendit dhe se më pas është dorëzuar sërish aty ku ishte marrë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme