Politika 27 July 2026, 14:26 Nga VNA

Ferit Hoxha zbulon armikun e ri: Inteligjenca Artificiale e pakontrolluar

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-27 at 2.25.51 PM.jpeg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ngriti alarmin për rreziqet që, sipas tij, sjell zhvillimi i shpejtë dhe “kryesisht i parregulluar” i Inteligjencës Artificiale, duke e renditur atë mes sfidave më të mëdha për demokracitë moderne.

Gjatë konferencës “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, Hoxha deklaroi se manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion nuk janë më thjesht një përplasje narrativash, por instrumente të presionit hibrid që synojnë të gërryejnë besimin e qytetarëve, të thellojnë përçarjet sociale dhe të ndikojnë në proceset demokratike.

“Manipulimi dhe Ndërhyrja e Informacionit të Huaj nuk është thjesht një çështje narrativash konkurruese. Përdoret gjithnjë e më shumë si një instrument i mirëmenduar i presionit hibrid, i projektuar për të gërryer besimin, për të shfrytëzuar përçarjet sociale, për të përdorur algoritmet si armë, për të amplifikuar pakënaqësi dhe për të thyer kuptimin e realitetit”, u shpreh ministri.

Sipas Hoxhës, synimi i këtyre ndërhyrjeve nuk është gjithmonë bindja e qytetarëve për një narrativë të caktuar, por krijimi i mosbesimit ndaj institucioneve, medias së pavarur dhe vetë demokracisë.

Në këtë kontekst ai veçoi edhe Inteligjencën Artificiale, duke deklaruar se: “Në një botë të dominuar gjithnjë e më shumë nga mediat sociale dhe të transformuar nga zhvillimi i shpejtë dhe kryesisht i parregulluar i Inteligjencës Artificiale, asnjë vend nuk është imun ndaj këtyre kërcënimeve.”

Ministri theksoi gjithashtu se Shqipëria, për shkak të historisë së saj me mungesën e lirisë, do të vazhdojë të mbrojë vlerat demokratike, duke shtuar se liria kërkon përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën, qytetarët dhe institucionet.

Problemi është se Bashkimi Evropian nuk është ende në fazën e alarmit, por në fazën e zgjidhjeve. Me Aktin Evropian për Inteligjencën Artificiale, Brukseli ka nisur të vendosë rregulla për teknologjinë që ministri shqiptar e cilëson “kryesisht të parregulluar”. Ndaj, nga ministri i Jashtëm do të pritej më pak retorikë alarmi dhe më shumë diplomaci për të sjellë në Tiranë përvojën dhe standardet që Evropa ka nisur t’i zbatojë. Në fund të fundit, kjo është edhe puna e tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme