Kronika 14 June 2025, 19:10 Nga VNA

Rrezik për jetën e vëllait të të penduarit të drejtësisë në qeli? GJKKO – Burgjeve: Siguroni jetën e Dashnor Dumanit për shkak të situatës familjare

Ndaje në Whatsapp
Rrezik për jetën e vëllait të të penduarit të

Gjykata e Posaçme urdhëron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të marrë masa të forta sigurie për Dashnor Dumanin. Ky i fundit është vëllai i Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë që ka kryer krime të rënda. Për shkak të situatës familjare, gjykata sjell në kujtesë burgjeve marrjen e masave, pasi në qeli mund t’i rrezikohet jeta. Dashnor Dumani u ekstradua nga Dubai 3 ditë më parë. Ai akuzohet si ekzekutor në masakrën e Bradasheshit me 3 viktima dhe përfshirje në grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Më poshtë njoftimi i gjykatës:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 12.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje

dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal, caktuar ndaj

personave nën hetim Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, në zbatim të nenit 248 të

K.Pr.Penale,”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet

248, 228, 229, 230, 238, 237 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 62, datë 14.06.2025

vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

“Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj

personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, me vendimin nr. 86, datë 29.07.2024,

nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar.

2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi. Bazuar në parashikimet

e Ligjit 81/2020, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME

BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE” dhe Ligji Nr.79/2020, PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE, Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të

shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e

tij familjare në të cilën gjendet.

3. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Armis Stafa,

i datëlindjes 21.10.1989, i biri i A. dhe M., lindur dhe banues në ****

, banesa

****

, rruga ****, lagje ****, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 86, datë

29.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar nga ajo e “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”

, parashikuar nga neni 237 i

K.Pr.Penale.

4. Urdhërohet personi nën hetim Armis Stafa të mos largohet nga banesa e tij e cila

ndodhet në ****

, banesa ****, rruga ****, lagje ****

, Bashkia ****, të mos

komunikojë apo kontaktojë me persona të tjerë me përjashtim të personave

familjarë të afërt të tij, me të cilët jeton.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al5. 6. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi nëse ai

nuk është në zbatim të ndonjë mase tjetër sigurimi apo dënimi alternativ për

personin nën hetim Armis Stafa.

Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar

ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të

Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme