Kronika 14 June 2025, 11:55 Nga VNA

GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit, ndryshon masën për Armis Stafën

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit, ndryshon masën

Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë "arrest me burg” Dashnor Dumanit, vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai dyshohet si ekzekutor në masakrën e Bradasheshit ku u ekzekutuan familjarët e Erion Alibej dhe megagrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ndërsa ndryshoi masën nga arrest në burg në atë të arrestit në shtepi për Armis Stafën. Ndryshimi i masës u bë pasi avokatët paraqitën prova para gjykatësve se Stafa ka qenë në Itali në periudhën 19.12.2019 deri më 30.10.2022 i bllokuar nga COVID-19.

Ai dyshohet nga SPAK se pastronte paratë e organizatës kriminale të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja. Dashnor Dumani dhe Stafa u ekstraduan nga Dubai 3 ditë më parë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme