Kronika 27 June 2026, 18:29 Nga VNA

Pogradec/ Burri dhunon bashkëshorten me bastun, e moshuara niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Ndaje në Whatsapp
Pogradec/ Burri dhunon bashkëshorten me bastun, e moshuara niset me

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar pasditen e së shtunës në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku një grua e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë pasi dyshohet se është goditur nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 16:10, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, gjatë një konflikti të ndodhur në banesë, dyshohet se ka goditur në kokë me një shkop druri bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe.

E moshuara ka marrë dëmtime të rënda dhe fillimisht është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, është vendosur transportimi urgjent me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të specializuar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Muhamet Shembliko, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme