Kronika 26 June 2026, 16:37 Nga VNA

Gjykata e Lartë vulos dënimin e Edison Memollës, ish-kryebashkiaku mbetet në burg

Ndaje në Whatsapp

fgfgbbgf.jpg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Genti Shala, Ilir Panda dhe Albana Boksi.

Memolla, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Rrogozhinës, u shpall fajtor nga dy shkallë gjykimi. Ai u vetëdorëzua në polici pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit më 9 shkurt 2026 dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, ku Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Në të njëjtën çështje u dënuan edhe Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani me nga 1 vit burg, ndërsa Isuf Tosku u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme