Kronika 25 June 2026, 13:23 Nga VNA

Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë që vrau me thikë vëllain e tij

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.jpg

Policia e Durrësit ka arrestuar 76-vjeçarin me iniciale M.Rr., i cili dyshohet për një krim të rëndë familjar. Ai akuzohet se mbrëmjen e djeshme ka vrarë me thikë vëllanë e tij 74-vjeçar, shtetasin E.Rr. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Agonas të Kavajës pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë operacionit, uniformat blu kanë sekuestruar thikën e përdorur në krim në cilësinë e provës materiale. Autori i dyshuar tashmë ndodhet në pranga dhe do të përballet me drejtësinë. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme