Kronika 24 June 2026, 21:36 Nga VNA

Kavajë/ Vëllai 76-vjeçar vret me thikë vëllain 74-vjeçar teksa punonin në arë

Ndaje në Whatsapp
Kavajë/ Vëllai 76-vjeçar vret me thikë vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka vrarë me mjet prerës vëllain e tij 74-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:30, dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta, 76-vjeçari ka goditur me thikë vëllain e tij.

I plagosuri u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë rrugës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme