Kronika 23 June 2026, 16:41 Nga VNA

Analizat e ADN-së konfirmojnë: trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

Ndaje në Whatsapp

wefefrefrefr.webp

Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë është identifikuar zyrtarisht si i 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Megjithëse grupi hetimor kishte dyshime të forta që në fillim për identitetin e viktimës, konfirmimi përfundimtar erdhi përmes analizave të ADN-së. Identifikimi u mbështet edhe nga disa elementë krahasues, si shenja e një ndërhyrjeje kirurgjikale, numri i këmbës 40 dhe veshjet e zeza, të cilat përputhen me ato që i riu kishte në momentin e fundit kur u pa.

Trupi është transportuar në morgun e Tiranës, ku pritet që familjarët të kryejnë tërheqjen e tij.

Sipas autoriteteve, kërkimet për 34-vjeçarin kanë zgjatur rreth dy javë dhe janë zhvilluar me pjesëmarrjen e forcave të policisë, të mbështetura edhe nga forca të sigurisë së Kosovës, si dhe me përdorimin e dronëve.

Hetimet vijojnë, ndërsa dyshimet e deritanishme lidhen me mundësinë që Eglant Koçi të jetë vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili ndodhet prej disa javësh në kërkim nga policia.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme