Kronika 25 June 2026, 12:33 Nga VNA

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë / Kompania "Sori-Al": Fajin e kanë studentët që marrin sanduiçe nga jashtë dhe nuk lajnë duart para vakteve

Ndaje në Whatsapp

fdfggbbfg.jpg

Pas raportimeve për 60 studentë të Akademisë së Sigurisë që kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, kompania e kateringut “Sori-Al” ka reaguar duke hequr çdo përgjegjësi për situatën, ndërsa ka listuar një sërë faktorësh të mundshëm “jashtë menusë së saj”.

Në një deklaratë të gjatë, kompania thekson se gjatë monitorimeve të kryera ka konstatuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë, duke lënë të nënkuptohet se burimi i problemit mund të mos jetë ushqimi i ofruar prej saj.

Po ashtu, “Sori-Al” përmend edhe disa mangësi higjieno-sanitare në ambientet e konsumit, si mungesa e ujit të ngrohtë dhe detergjentit për larjen e duarve, si dhe faktin se studentët shpesh konsumojnë ushqimin menjëherë pas stërvitjes.

Sipas kompanisë, këto rrethana “duhet të jenë pjesë e hetimit objektiv”, duke theksuar se siguria ushqimore nuk varet vetëm nga prodhimi dhe shpërndarja e ushqimit, por nga i gjithë zinxhiri i konsumit – përfshirë edhe mënyrën si hahet.

“Çdo ushqim i konsumuar jashtë sistemit të kontrolluar mund të përbëjë faktor rreziku”, thuhet në deklaratë, ndërsa kompania nënvizon se prodhon mbi 1.000 racione në ditë dhe ka 23 vite aktivitet pa episode të ngjashme të përsëritura në kohë të shkurtër.

Ndërkohë, “Sori-Al” kërkon që institucionet të forcojnë kontrollin brenda Akademisë për futjen e ushqimeve nga jashtë dhe të kryejnë hetim të plotë “pa paragjykime”, duke pritur edhe analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Kompania përfundon reagimin duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet dhe duke kërkuar që çdo përfundim të bazohet në prova shkencore dhe laboratorike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme