Kronika 26 June 2026, 10:19 Nga VNA

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn, 35 vjet krahut të tij të djathtë Julian Meçe

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ GJKKO dënon me burg përjetë

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin mafioz ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Me 35 vite burg u dënua Julian Meçe, i konsideruar si bashkëpunëtori më i ngushtë i Dervishajt.

Në atentatin e 1 nëntorit 2019 mbeti i vrarë Andi Maloku, ndërsa u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”.

Në cilësinë e ekzekutorit, me burgim të përjetshëm u dënua edhe Redian Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme