Kronika 25 June 2026, 14:45 Nga VNA

Ministri i Brendshëm shpall “person të padëshiruar” për 15 vite Ikballe Hudutin

Ndaje në Whatsapp

ffdvfvd.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë 15-vjeçare ndaj shtetases Ikball Huduti (Berisha).

Sipas informacionit të bërë publik, vendimi është marrë mbi bazën e të dhënave dhe informacioneve të grumbulluara nga institucionet përkatëse, ku veprimtaria e shtetases vlerësohet si rrezik potencial për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike në Republikën e Shqipërisë.

Urdhri i ministrit Lamallari i është përcjellë për zbatim Policia e Shtetit si dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, të cilat do të marrin masat përkatëse në lidhje me zbatimin e vendimit administrativ.

Në njoftime të mëparshme dhe referenca publike, shtetasja në fjalë është përmendur për lidhje të pretenduara me figura dhe struktura të lidhura me regjimin iranian, si dhe për pjesëmarrje apo deklarime publike të konsideruara kritike ndaj rendit kushtetues në Shqipëri. Ajo është shfaqur gjithashtu në aktivitete publike krah ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e plotë të informacionit që ka çuar në këtë vendim, duke e trajtuar çështjen si pjesë të procedurave të brendshme të sigurisë shtetërore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme