Kronika 27 June 2026, 10:17 Nga VNA

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lezhë. Një 28-vjeçar tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij, duke e goditur me automjet, por më pas përfundoi në pranga. 

Sipas policisë ezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, Cuf Behi shkoi me makinë për të marrë bashkëjetuesen.

Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore. E dëmtuara u trasportua për në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari u arrestua.

Ndaj 28-vjecarit rëndon vepra penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme