Kronika 10 July 2025, 12:26 Nga VNA

Plagosje me thikë dhe levë hekuri, në pranga dy persona

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me thikë dhe levë hekuri, në pranga dy persona

Dy ngjarje të mundshme kriminale me pasoja për jetën janë parandaluar falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë së Vlorës. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dy autorë të dyshuar për plagosje të rëndë të dy shtetasve.

Sipas Policisë, në lagjen “Kushtrimi”, rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 23-vjeçari O. Xh. dyshohet se ka goditur me levë hekuri në kokë 33-vjeçarin E. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, rreth orës 19:45, 56-vjeçari E. Z. dyshohet se ka goditur me thikë 64-vjeçarin M. I., pas një konflikti për motive të dobëta. Edhe ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme