Kronika 9 July 2025, 21:23 Nga VNA

Gjykata e Fierit dënon me 12 vjet burg Ilir Nukajn që dhunoi për vdekje pronarin e dyqanit 80-vjeç sepse nuk i shiti alkool

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Fierit dënon me 12 vjet burg Ilir Nukajn që dhunoi për

Gjykata e Fierit dënoi sot me 12 vite burgim të pandehurin Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, në dëm të viktimës Namik Rustemi.

Prokuroria kërkoi 10 vite burgim, por trupa gjykuese me kryesuese Klodiana Kryeziu dhe anëtarë Noel Veizi dhe Alfred Konomi, vendosën ta rrisnin dënimin 2 vite marzhin e dënimit dhe përfundimisht e dënuan me 12 vjet.

Pas dhënies së vendimit familjaret e viktimës reaguan ashpër në sallë me fyerje dhe kanosje ndaj trupit gjykuese. Burime nga gjykata bënë me dije se mbesa e viktimës pasi është shoqëruar nga policia ka kundërshtuar daljen jashtë nga ambientet e gjykatës dhe ka thyer xhamin e derës kryesore të institucionit. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin ndaj kësaj shteteseje.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme