Kronika 9 July 2025, 15:48 Nga VNA

Apeli vulos: 25 vite burg për të “fortin” e Myslym Shyrit, Gjergj Cukali

Ndaje në Whatsapp
Apeli vulos: 25 vite burg për të “fortin” e Myslym Shyrit,

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 25 vite burgim për të “fortin” e Myslym Shyrit, Gjergj Cukali. Ai u cilësua fajtor për vrasje me tentativë ndaj Gjon Menës, të cilin tentoi ta ekzekutonte përmes shpërthimit me eksploziv, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt 2021. Cukali u cilësua fajtor edhe për akuzat e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe grupit kriminal.

Enver Jamaku, i penduar i drejtësisë, i cili bashkëpunoi me SPAK dhe zbardhi krimet e rënda, u dënua përfundimisht me 7 vite dënim. Ai tha se Cukali i premtoi 30 mijë euro për vendosjen e tritolit të Gjon Mena.

Kushëriri i Enver Jamakut, Ermond Jamaku, po ashtu u dënua me 8 vite, pasi dha ndihmë për SPAK në hedhjen dritë mbi ngjarjet e rënda kriminale.

Apeli zbuti masën e dënimit nga 20 në 18 vite burgim për Blendi Dedën, për tentativën për të vrarë Artion Bylykyn me shpërthim eksplozivi.

Bylyku është kunati i Domart Konjarit, një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës, që dyshohet se qëndron pas vrasjes së Devi Kasmit. Blendi Deda, si dhe të pandehurit Paris Prenga e F. Abazi, miq të ngushtë të Devi Kasmit, tentuan të merrnin hak për vrasjen e tij dhe tentuan eliminimin e kunatit të Konjarit.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme