Kronika 9 July 2025, 14:57 Nga VNA

SPAK nis hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Ndaje në Whatsapp
SPAK nis hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit

Prokuroria e Posaçme konfirmon zyrtarisht se ka nisur hetimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, por nuk bën me dije të dhëna të tjera se mbi çfarë baze është regjistruar ky hetim.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake”, njofton prokuroria.

Hetimet nisin dy muaj pas fluturimit të parë testues, ku një avion në bordin e të cilit ndodhej biznesmeni Behgjet Pacolli u ul në aeroportin e Vlorës.

Aeroporti i Vlorës u ndërtua nga kompania “Mabco Constructions” e biznesmenit shqiptar të Kosovës, Behgjet Pacolli.

SPAK po heton detajet teknike të kontratës koncesionare mes kompanisë së Pacollit dhe Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e aeroportit.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër që të garantojë riskun për fitimin e munguar të koncesionarit, duke i garantuar 138 milionë euro të ardhura për 10 vitet e para të operimit nga trafiku i pasagjerëve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfshin një investim prej 104 milionë euro dhe ka një sipërfaqe prej 309 hektarësh.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme