Kronika 8 July 2025, 15:40 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn – A do ta shkarkojë Rama?

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn – A do ta

Erion Veliaj me siguri ka shpresuar se Gjykata e Lartë do t’i hapte dyert e qelisë. Por nuk ndodhi kështu. Kolegji Penal i kryesuar nga Albana Boksi dhe anëtarë Sokol Binaj e Medi Bici firmosi dhe la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit të Posaçëm. Shkalla e dytë e Gjykatës Antikorrupsion kishte caktuar ndaj Veliajt masën e arrestit në burg.

Gjatë shqyrtimit të rekursit në dhomë këshillimi, mësohet se gjyqtarët e lartë kanë pasur debate, por verdikti final i tyre nuk ishte në favor të Veliajt, i cili priste me ankth në paraburgimin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes rekursit kërkonte nga Gjykata e Lartë shfuqizimin e masës së sigurisë, teksa theksonte se po mbahet i izoluar pa akuzë, në një kohë që nuk paraqiste asnjë rrezik për dëmtimin e hetimeve.

SPAK këmbëngulte nga ana tjetër, se ekzistonte rreziku që kryebashkiaku të “helmonte” marrjen e provave si dhe të intimidonte dëshmitarët.

Gjykata e Lartë pasi lexoi pretendimet e palëve dhe shqyrtoi dokumentat në dhomë këshillimi vendosi në favor të SPAK duke e lënë Veliajn në paraburgim.

Kryebashkiaku është nën hetim për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. SPAK po heton edhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë.

Por pavarësisht sesi do të shkojë përballja e Erion Veliajt me drejtësinë, pyetja e madhe që shtrohet tani pas vendimit të Gjykatës së Lartë është: A do ta shkarkojë Edi Rama njeriun që dikur shihej si pasardhësi i tij në Partinë Socialiste, për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Me gjasë do shkojet drejt zgjedhjeve të reja ndërsa po sot Edi Rama shmangu komentet për vendimin e Gjykatës së Lartë teksa vijon të sillet prej ditësh si kryetar bashkie i Vlorës dhe gjetkë. Duke përgatitur ndoshta terrenin për zgjedhje lokale në të paktën 5 bashki ku padyshim do të tentojë fitoren teksa përballë ka një opozitë të shkalafitur edhe më keq se para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Video

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme