Kronika 8 July 2025, 09:00 Nga VNA

Veliaj kërkon lirinë, Salianji pret daljen/ Sot dita që mund t’u ndryshojë fatin të dyve

Ndaje në Whatsapp
Veliaj kërkon lirinë, Salianji pret daljen/  Sot dita që mund

Për Erion Veliajn dhe Ervin Salianjin, kjo e martë është një ditë tejet vendimtare. I pari, kryebashkiaku i Tiranës, synon që Gjykata e Lartë t’i heqë masën e sigurisë “arrest me burg” ku mbahet prej 10 shkurtit 2025 dhe ai të rikthehet në zyrën e tij të punës.

Ndërsa i dyti, ish-deputeti demokrat, shpreson të lirohet me kusht dhe t’i japë fund dënimit me 1 vit burgim për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”. Por Salianji e di me siguri se hesapet me drejtësinë mbyllen në çdo rast, sepse dënimi i tij po shkon drejt fundit, ndërsa Veliaj e ka në pikëpyetje të ardhmen e tij, pasi askush nuk e di me siguri sesi do të shkojë përballja e tij me drejtësinë.

Ndaj, më shumë sesa për Salianjin, pyetja e madhe është: A do mundet ta fitojë Erion Veliaj këtë betejë të ditës së sotme?

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme