Kronika 7 July 2025, 13:25 Nga VNA

Ilir Meta sulmon Monikën: Je Zeqineja e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta sulmon Monikën: Je Zeqineja e SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, dhënë sot pas daljes nga SPAK, ku Kryemadhi tha se nuk e intereson më “çfarë mendon apo bën Ilir Meta”.

Në një postim, Meta shkruan se pas zgjedhjeve i kishte kërkuar Kryemadhit që të mos e përmendte më publikisht, por sipas tij “kur të komandon halli, bëhesh ‘Zeqinja’ e SPAK-ut”.

Meta thekson se ai dhe zëdhënësi i PL-së, Tedi Blushi, kanë çmontuar publikisht akuzat e prokurorisë dhe se nuk ekzistojnë prova të reja që implikojnë atë, duke i cilësuar shpifje kriminale të orkestruara nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjin dhe ata që kanë dëshmuar rrejshëm, duke qenë pjesë e listave të kandidatëve të ‘Rilindjes’,” shkruan Meta.

Ai shton se nëse akuzat për kartat bankare të përmendura nga prokuroria do të ishin të vërteta, SPAK nuk do t’i kishte dhënë leje Monika Kryemadhit të udhëtonte në SHBA, ku jeton Adrian Shatku, person i përfshirë në hetimet që po zhvillohen prej tre vitesh për lobimet.

Deklarata e Metës vjen pas fjalëve të Kryemadhit, e cila u shpreh sot: “Meta informohet për gjërat që i intereson grupi i tij i afërt sepse ai është në izolim. Nuk më intereson më fare të jem e sinqertë, se çfarë mendon apo thotë zoti Meta. Jam shumë e qetë në ndërgjegjen time për gjërat që kam bërë, bëj dhe do të bëj.”

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme