Kronika 7 July 2025, 21:06 Nga VNA

GJKKO e la në burg, Ilir Meta apelon vendimin për masën e arrestit

Ndaje në Whatsapp
GJKKO e la në burg, Ilir Meta apelon vendimin për masën e

Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së që refuzoi ndryshimin e masës ‘arrest me burg’ për të.

Më 26 qershor, pas një seance që zgjati afro 4 orë, Gjykata e Posaçme la në fuqi të masën e “arrestit me  burg” për ish-presidentin Meta. Mes debatesh me prokurorin Sotir Kllapi, i cili përfaqësonte akuzën në këtë proces, kreu i Partisë së Lirisë pretendoi se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, ndërsa sa i takon episodeve të korrupsionit, duke pranuar ekzistencën e tyre ia atribuoi të gjitha ish bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Përdorimin e kartave të kreditit të dhëna nga biznesmeni Adrian Shatku, që SPAK e cilëson si mitin në këmbim të akteve të korrupsionit, Ilir Meta thotë se ishin të Monikës, dhe kur e mori vesh ai kërkoi divorcin me të. Për Metën Kryemadhi kishte kryer kështu një shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike.

 

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme