Kronika 8 July 2025, 12:36 Nga VNA

“Plumbi i Artë”, shtyhet seanca, Henrik Hoxhaj ish i penduar i drejtësisë braktiset nga avokatët

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë”, shtyhet seanca, Henrik Hoxhaj ish i penduar i

Shtyhet procesi ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”.

Gentian Rumano ka hequr dorë nga mbrojtja e të pandehurit Henrik Hoxha. Nga ana tjetër edhe avokati i caktuar kryesisht, Shpëtim Kodhelaj, ka deklaruar se nuk do ta mbrojë më Henrik Hoxhën pasi është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për ta vijuar atë. Ndërsa pretendon se është i angazhuar në procese të tjera.

Henrik Hoxha deklaroi në proces se do të donte të kishte avokat tjetër.

Prokurori Behar Dibra tha se, në kushtet kur i pandehuri ka mbetur pa mbrojtje, të shtyhet seanca. Megjithatë, Dibra e pyeti të pandehurin Hoxha:

“A je i sigurt? Se ti mund të vish prapë dhe të na thuash të vijojmë me Rumanon. Kjo sjellje sjell tejzgjatje të kota”, tha Dibra.

Por Henrik Hoxha tha sërish “dua avokat”.

Në këto kushte, Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për të pandehurit. Në këtë seancë pritej të dëshmonte i penduari Skerdi Tase, ndërsa ishin të pranishëm dhe të penduarit e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej.

Seanca e radhës u caktua për në datë 10 korrik.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme