Kronika 9 July 2025, 20:17 Nga VNA

Përplasje me kryeministrin? Dorëhiqet kreu i AMP-së Florian Sulejmani

Ndaje në Whatsapp
Përplasje me kryeministrin? Dorëhiqet kreu i AMP-së Florian

Pas një përplasje të fortë brenda institucionit dhe më pas me kryeministrin, Florian Sulejmani dha doreheqjen nga detyra e kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Shkresa e dorëheqjes me firmën e tii i është dorëzuar Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Burimet thonë se Sulejmani dha dorëheqje të sforcuar për shkak të një përplasje që pati me kreun e qeverisë që lidhet me një shkarkim të një prei vartësve të tij.

Sulejmani u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në nëntor të vitit 2023.

Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, nën dyshimet për shpërdorim detyre pasi kishte bërë trasferimin e dy oficerëve.

Por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës, ku çështja u trasferua për kompetencë.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme