Kronika 10 July 2025, 10:17 Nga VNA

Shkarkohet kupola drejtuese në Policinë Shkodër/ Proda: Nuk meriton më të veshë uniformën

Ndaje në Whatsapp
Shkarkohet kupola drejtuese në Policinë Shkodër/ Proda: Nuk

Ilir Proda shkarkon drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi, dhe shefin e komisariatit, Nik Nikollaj. Në krye të Policisë së Shkodrës komandohet Gentjan Berberi.

" Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë." tha Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka paralajmëruar masa të forta ndaj strukturave policore që tolerojnë paligjshmëritë, sidomos gjatë sezonit turistik.

“Siguria, parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, veprimi i shpejtë institucional dhe shërbimi i gatshëm ndaj qytetarëve janë pika që udhëheqin çdo strukturë të Policisë së Shtetit”, deklaroi Proda.

Ai paralajmëroi se parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të trajtohet më si shkelje administrative, por si vepër penale që cenon sigurinë e qytetarëve.

“Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve”, tha Proda.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme