Kronika 3 November 2024, 14:19 Nga VNA

Plagosi me thikë djalin 15-vjeccar, Gjykata e Korçës lë në burg babain

Ndaje në Whatsapp
Plagosi me thikë djalin 15-vjeccar, Gjykata e Korçës lë

Lihet në burg Shpëtim Çuka i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq. Seanca u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7:30 minuta kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë, shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.

Duhet të kujtojmë se nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti ishte i çastit për frekuentimin e shkollës, pasi sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.

“Unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë, gjatë konfliktit kisha një thikë(biçak)në dorë me të cilën e godita”, tregoi babai.

Plaga që mori 15 vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme