Kronika 2 November 2024, 14:31 Nga VNA

Masakra me 3 të vrarë në Shkodër, policia shpall në kërkim dy të dyshuar. Lidhje të grupit Bajri

Ndaje në Whatsapp
Masakra me 3 të vrarë në Shkodër, policia shpall në

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për masakrën e ndodhur në lagjen Dobrac ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, ndërsa mbeti i plagosur rëndë bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha Burimet bëjnë me dije se janë shapllur në kërkim Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët janë në kërkim prej disa kohës për përplasjen që patën me vëllezërit Prendi në Bushat.

Të dy rezultojnë të jenë lidhje e grupit kriminal Bajri nga Dobraci zonë ku ndodhi masakra. Pavarësisht kërkimeve dhe kontrolleve që ka bërë policia, ende nuk ka mundur të ndalojë Sakicën dhe Troshanin. Masakra e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës, teksa Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit kundërshtar i grupit Bajri, po udhëtonte në rë njëjtën makinë me Arlind Bushatin, kur u qëlluan nga një automjet Range Rover që i ndoqi për disa metra. Lici humbi jetën në vend, ndërsa Arlind Bushati djali i Xhemal Bushatit, kandidat për kryetar Bashkie në Shkodër në zgjedhjet e pjesshme vendore në 2022, humbi jetën disa orë më vonë në spital. Viktima e 3 e ngjarjes, ishte Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motorr me bashkëshortin e saj, kur automjeti që drejtonte Hamza Lici doli nga rruga dhe përplasi ciftin. Gruaja ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti është në gjendje të rëndë. Në makinë me Hamza Licin e Arlind Bushatin, dyshohet të ketë qenë dhe një person i tretë, që ende nuk është identifikuar.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme