Kronika 1 November 2024, 12:21 Nga VNA

Pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës/ Theu “Arrestin në shtëpi”

Ndaje në Whatsapp

Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 60-vjeçari.

F.D, 60 vjeç është i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.

Njoftimi

Gjatë kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sundimit të ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin lëvizte në lagjen “Shënkoll”, shtetasi F. D., 60 vjeç.

60-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen. Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme