Kronika 31 October 2024, 15:00 Nga VNA

Atentati në Dobraç, një person i tretë i mbijetoi plumbave. A ishte ai shënjestra?

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Dobraç, një person i tretë i mbijetoi

Policia e Shkodrës dyshon se në makinën ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u ekzekutuan pasditen e djeshme në Dobraç, mund të ketë qenë edhe një person i tretë. Ky person ka arritur t’i mbijetojë atentatit të mirorganizuar. Deri në këto momente, i mbijetuari nuk është identifikuar ende. Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, dhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit — kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër më 2022 — u qëlluan ndërsa ndodheshin në të njëjtin automjet. Lici ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Bushati më vonë në spital. Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor së bashku me bashkëshortin, Bashkimin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dyshon se motivi i krimit lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale Bajri dhe Lici.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme