Kronika 3 November 2024, 09:26 Nga VNA

E rëndë/ 33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Gjermani, shqiptarët mobilizohen për të sjellë trupin në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
E rëndë/ 33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj nga Frakulla e Fierit është gjetur i vdekur. Policia gjermane e zbuloi trupin e tij më 1 nëntor, dhe hetimet fillestare sugjerojnë se mund të ketë qenë një vetëvrasje.

Familjarët e tij tregojnë se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshira për t'i dhënë fund jetës. Shqiptarët në Gjermani ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, për shkak të situatës ekonomike të vështirë të familjes.

Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë humbi nënën e tij, dhe tani babai i tij, Gori Lalaj, është i sëmurë dhe pa të ardhura, duke mbetur i vetëm.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme