Kronika 17 April 2025, 22:34 Nga VNA

Plagosen katër persona në Tiranë, dy prej tyre të mitur

Ndaje në Whatsapp
Plagosen katër persona në Tiranë, dy prej tyre të mitur

Katër persona të plagosur janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës. Ata janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy prej tyre janë të mitur: Arens Stafa, 34 vjeç, M.D, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah. Ndërsa D.D, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, janë futur në sallë të operacionit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme