Kronika 17 April 2025, 12:41 Nga VNA

"Plumbi i Artë” – Debate të forta në GJKKO, avokati Dyzeni: Më kërcënoi Nuredin Dumani, më tha “do të fus në listë, je me ofertë”. Shtyhet seanca

Ndaje në Whatsapp
"Plumbi i Artë” – Debate të forta në GJKKO,

Debate të forta janë zhvilluar në procesin gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, ndërsa po vijon dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Avokati Ilirian Dyzeni, që përfaqëson të pandehurin Besian Xhixha, deklaroi në sallën e gjyqit se është kërcënuar nga i penduari Dumani. Ai braktisi seancën dhe, teksa largohej, u shpreh: “Nuk toleroj të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëhet presion. Nuk dua ta dëgjoj atë të më thotë ‘do të fus në listë, je me ofertë’.”

Gjykata urdhëroi largimin e të penduarit nga salla me ndërhyrjen e policisë dhe ndërpreu përkohësisht seancën.

Pas rifillimit të saj, avokati Dyzeni deklaroi se ishte larguar pas udhëzimit të marrë nga Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. “Do dalim me vendim. Nuk mund të vijmë këtu dhe të përballojmë tensionin. Unë do të tërhiqem, kam folur me Maks Haxhinë,” tha ai.

Ndërkohë, avokati Gentian Rumano, që përfaqëson Henrik Hoxhajn, ish-i penduar i drejtësisë, kërkoi të merren masa edhe për prokurorin e çështjes: “Të ndërmerren masa konkrete edhe për prokurorin. T’i drejtoheni me shkresë zyrtare Kryeprokurorit të SPAK,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, avokatja Elda Zotkaj, që mbron Altin Ndonin, kërkoi ndërprerjen e seancës dhe debatoi ashpër me prokurorin Behar Dibra. “Para disa ditësh pyeta prokurorin nëse ka nisur hetim për kanosje ndaj një avokati. Ai më tha ‘je në besën time, nuk të bën gjë Dumani’. Nuk e kuptoj si një prokuror lidhet me të pandehurin në këtë formë,” u shpreh ajo.

Prokurori Dibra ndërhyri duke e mohuar këtë dhe i cilësoi akuzat si shpifje. Gjykata kërkoi nga palët respekt në komunikim dhe përqendrim vetëm në faktet penale. Po ashtu, trupa gjykuese tërhoqi vëmendjen e të penduarit Dumani dhe vendosi shtyrjen e seancës për të martën e ardhshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme