Kronika 16 April 2025, 16:28 Nga VNA

Mjeku 40 vjeçar vret 15 pacientë në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Mjeku 40 vjeçar vret 15 pacientë në Gjermani

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Gjermani, ku një mjek 40-vjeçar po përballet me akuza për vrasjen e 15 pacientëve. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se ka administruar qëllimisht doza vdekjeprurëse të medikamenteve tek pacientë në trajtim paliativ.

Prokuroria gjermane po kërkon edhe një ndalim të përjetshëm profesional për të dyshuarin, i cili është arrestuar që prej gushtit të vitit 2024. Mjeku ka ushtruar profesionin në disa lande të Gjermanisë dhe nuk është identifikuar publikisht, në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë.

Fillimisht ai u hetua për katër vdekje të ndodhura vitin e kaluar, të cilat dyshohet se ka tentuar t’i mbulojë duke i vënë zjarrin banesave të viktimave. Por hetimet e mëtejshme kanë zbuluar edhe raste të tjera të dyshimta, që datojnë që nga viti 2021.

Autoritetet kanë ngritur një ekip të posaçëm hetimor, i cili po shqyrton të dhënat mjekësore të pacientëve dhe ka planifikuar zhvarrime për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes.

Ndërkohë, i dyshuari nuk i ka pranuar akuzat, por hetimet pritet të thellohen edhe më tej në ditët në vijim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme