Kronika 15 April 2025, 18:56 Nga VNA

I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit/ Arrestohet një person në Lushnje, çështja kalon në SPAK

Ndaje në Whatsapp
I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit/

Një person është arrestuar në Lushnje, pasi ka tentuar që të blejë vota, kundrejt një shumë prej 50 mijë lekësh.

Prokuroria e Fierit thotë se ka regjistruar procedimin penal për personin me iniciale M.L., i cili akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe në koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me Prokurorinë e Posaçme kundër Koorupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, duke përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, kanë arritur të dokumentojnë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme