Kronika 14 April 2025, 22:57 Nga VNA

U arratis nga burgu i Lezhës/ Arrestohet Daut Laze, fshihej në Astir

Ndaje në Whatsapp
U arratis nga burgu i Lezhës/ Arrestohet Daut Laze, fshihej në Astir

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Daut Lazen, 49-vjeçari i cili ishte arratisur më 4 shkurt nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

Ai u arestua në zonën e Astirit, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Njoftimi i Policisë:

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme