Kronika 15 April 2025, 11:42 Nga VNA

Dëshmia në GJKKO, Dumani: “Festimi më tregoi për vrasjen e Elvis Dedes, makinën ia sollën nga Fushë Kosova”

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia në GJKKO, Dumani: “Festimi më tregoi për

Nis përballja në GJKKO mes Nuredin Dumanit që mban statusin e të penduarit të drejtësisë dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit ka patur status bashkëpunëtori që iu hoq nga SPAK.

Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?

Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Çfarë te ka thene Festimi per vrasjen e Elvis Dedes?

Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ja sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa km në këmbë. Këto mi ka thënë Festimi.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur.

Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?

Dumani: Po. Shoqëroheshim në dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme