Kronika 16 April 2025, 10:59 Nga VNA

Arrestohet mashtruesi që premtonte kontrata pune kundrejt pagesës

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet mashtruesi që premtonte kontrata pune kundrejt pagesës

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Premtimi”, pas 3 muajsh hetime mbi mashtrime me kontrata pune.

Në pranga ra 41-vjeçari H. B. nga Kosova, i cili kërkonte 1000-1500 euro për vende pune fiktive jashtë shtetit.

Janë dokumentuar 3 raste mashtrimi gjatë prillit, ndërsa vijojnë hetimet për raste të tjera dhe bashkëpunëtorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

DVP Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime mbi kallëzimet e disa qytetarëve, për mashtrim, operacioni policor i koduar “Premtimi”.

Kërkonte 1000-1500 euro, pasi ofronte kontrata pune në shtete të ndryshme, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Dokumentohen 3 raste të marrjes së shumave të parave me anë të mashtrimit, gjatë muajit prill.

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë 3 muajve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, mbi kallëzimet e bëra nga disa shtetas, për mashtrim me kontratat e punës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Premtimi”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi kosovar:

H. B., 41 vjeç, banues në Kosovë.

Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçari premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit. Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme