Kronika 17 April 2025, 10:03 Nga VNA

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë – Tiranë, humb jetën një këmbësore

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë – Tiranë, humb

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, pranë urës së Tapizës. Ngjarja tragjike është regjistruar rreth orës 06:00, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së një këmbësoreje.

Viktima, një grua e moshuar, ka ndërruar jetë në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës. Sipas informacioneve paraprake, ajo nuk kishte me vete dokumente identifikimi dhe për këtë arsye ende nuk është bërë e mundur të bëhet publike identiteti i saj.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe në segmentet me rrezik të lartë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme