Kronika 16 April 2025, 16:36 Nga VNA

Kopshtari i Golden Resort, rrëfen si e zhdukën trupin e Jan Prengës. Zbardhet dëshmia e Festim Bexhdilit

Ndaje në Whatsapp
Kopshtari i Golden Resort, rrëfen si e zhdukën trupin e Jan

Festim Bexhdili, kopshtar në resortin Golden ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës dhe prej andej u zhduk pa gjurmë, dëshmoi në procesin ndaj bashkë të pandehurve të tjerë, mes tyre dhe Dritan alias Gramoz Rexhepi, i cili u ekstradua së fundmi nga Turqia.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut te garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ua dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë ‘ka vdekur njëri’. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin të zbuluara, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu,” tha Bexhdili.

Sipas tij, më pas aty erdhi Altin Hajri. “Ai i shau dhe ju tha ‘çfarë doni këtu, po na merrni në qafë’. Ju kërkoi të iknin shpejt. Nuk e di çfarë bëri Altini më pas. S’e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Ua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën, unë shkova në shtëpi në Kavajë”, deklaroi ai.

Jan Prenga u mor peng në Kamzë në 2020 pasi vëllai i tij vodhi një sasi të madhe droge që i përkiste Dritan Rexhepit e Gentian Docit (Funiqit).

Bexhdili u dënua përjetë, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë dhe dosja u kthye për rigjykim. Altin Hajri, pronari i resortit Golden, po gjykohet në një proces të ndarë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme