Kronika 17 April 2025, 21:42 Nga VNA

Kontroll në apartamentin mbi banesën e Veliajt, Lala: Përdorej edhe nga Gaz Paja, ja çfarë u gjet

Ndaje në Whatsapp
Kontroll në apartamentin mbi banesën e Veliajt, Lala: Përdorej

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga kontrolli i SPAK në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt.

Lala tha se apartamenti është përdorur edhe nga Gazmend Paja, ndërkohë që aktualisht është marrë me qira nga dy shtetas të huaj, por edhe pse ka një kontratë qiraje, hetuesit dyshojnë se ky apartament përdorej nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

"SPAK ka marrë autorizim në gjykatë për të kontrolluar një ambient që ndodhet një kat më sipër banesës së zotit Veliaj.

Mbi banesën e Erion Veliajt, është përdorur nga aktori Gazment Paja. Aktualisht atë apartament e ka me qira një çift libanez. Apartamenti është me kontratë qiraje.

Ky apartament ka rezultuar gjatë përgjimeve, pretendojnë prokurorët, që de facto përdoret nga zoti Veliaj dhe Xoxa, pavarësisht faktit që ka kontratë qiraje për dy të huaj, sipas prokurorëve, nga përgjigmet, rezulton se është nën kontroll indirekt nga zoti Veliaj dhe zonja Xoxa. Kanë marrë autorizim në gjykatë dhe apartamenti është kontrolluar.

Janë marrë ceulularë, elektronikë, nuk ka rezultate se çfarë ka dalë nga këto prova. Ky është një ndër argumentet më të fortë, që prokuroria përdori në seancë dy ditë më parë. Veliaj dhe Abule dolën para gjykatës dhe duhet të njiheshin me veprimet hetimore. Ols Dado tha se janë kryer 114 veprime hetimore, ku më i rëndësishëm është kontrolli i këtij apartamenti dhe pjesa tjetër ka të bëjë me kqyrje celularësh, dokumetnash, ballafaqim të dhënash shkresore dhe pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Nëse gjykata konstaton se nuk janë kryer veprime hetimore, mund të ndryshohet masa e sigurisë.

Prokuroria këmbëngul ta mbajë zotin Veliaj në burg, duke argumentuar që ditë pas dite po rezultojnë fakte të reja që duhet kohë dhe Veliaj duhet të jetë në burg për të mos helmuar provat. Avokatët kërkuan kohë për të parë një nga një, raportin e kontrollit të apartamentit, etj", tha Lala.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme