Kronika 17 April 2025, 20:35 Nga VNA

Vrasje me armë në Lezhë/ Viktima është Gjovalin Prendi, babai i kundërshtarit të Ervis Martinajt

Ndaje në Whatsapp
Vrasje me armë në Lezhë/ Viktima është Gjovalin Prendi,

Një vrasje u regjistrua pak minuta në parë në Pllane të Lezhës. Sipas të dhënave paraprake, viktimë ka mbetur Gjovalin Prendi, babai i Rohan Brahimit alias Sidorel Prendit i vrarë më 9 maj 2024 në Athinë.

Brahimi njihej si kundërshtar i Ervis Martinajt, mbretit të kumarit të zhdukur pa gjurmë.

Rohan Brahimi, njihej për miqësinë me Durim Bamin të fortin e Niklës. Ai dyshohet se mori pjesë në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larush të Fushë Krujës.

Gjovalin Prendi është qëlluar brenda në një lokal tek ura e vjetër e Milotit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme