Kronika 17 April 2025, 21:04 Nga VNA

Ekzekutimi i babait të Rohan Brahimit, armikut të betuar të Vis Martinajt! Gazetarja Klodiana Lala jep detajet

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i babait të Rohan Brahimit, armikut të betuar të Vis

Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar një 65 vjeçar në Pllan të Lezhës. Viktima është Gjovalin Prendi, babai i Rohan Brahimit (Sidorel Prendi), i ekzekutuar një vit më parë në Greqi,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, dha detaje nga ngjarja dhe përplasja e të birit të viktimës me Ervis Martinajn.

"Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Pllan të Lezhës. Viktima është 65 vjeçar, i cili është Gjovalin Prendi. Ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Janë të dhënat e fundit që vijnë nga Policia e Shtetit.

Duket si vrasje e paralajmëruar. Është babai i Rohan Brahimit, i njohur më parë si Sidorel Prendi, i cili është vrarë vitin e kaluar në Athinë. Ka qenë ndër atentatet më të rënda në shtetin fqinj.

Rohan Brahimi konsiderohej si ndër kundërshtarët më të përbetuar të Ervis Martinajt. Përplasja mes tyre ka nisur për lojërat e fatit dhe në atë kohë, rezulton se Rohan Brahimi kishte shkuar në besën e një miku të tij në një nga hotelet e Vis Martinajt. Në atë kohë, është dhunuar në mënyrë barbare nga Martinaj dhe kështu ka nisur konflikti. Është ndarë në dy linja, Martinaj dhe grupi i Rohan Brahimit, që u mbështet me Durim Bamin. Rohan Brahimi dyshohet për ngjarje kriminale.

Pasi u ekzekutua Gentian Bejtja, një muaj më vonë u vra Rohan Brahimi dhe sonte u vra babai i tij, që jetonte pa mbrojtje dhe problametikë, sepse ishte njeri me reputacion në zonë.

Ai merrej me punët e shtëpisë, interesohej për drejtësi. Ai ka bërë çmos që saga të ndalej, por tashmë mbeti i vrarë", tha Lala.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme