Politika 30 May 2026, 16:40 Nga VNA

Përplasje në Zvërnec, aktivistët e mjedisit dhe Lëvizja Bashkë kundër ndërtimeve në Dalan

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në Zvërnec, aktivistët e mjedisit dhe Lëvizja

Një protestë kundër ndërtimeve në zonën e Dalanit në Zvërnec është shoqëruar këtë të shtunë me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe personave që, sipas tyre, janë punonjës të sigurisë private të angazhuar nga kompanitë që do të ndërtojnë në këtë zonë.

Në protestë morën pjesë aktivistë të mjedisit dhe përfaqësues të Lëvizjes Bashkë, të cilët kundërshtojnë projektet ndërtimore që po avancojnë në një prej zonave më të ndjeshme ekologjike të bregdetit shqiptar. Protestuesit pretendojnë se ndërhyrjet rrezikojnë ekuilibrat natyrorë të zonës dhe dëmtojnë një territor me rëndësi të veçantë për biodiversitetin dhe peizazhin natyror.

Gjatë protestës u regjistruan momente tensioni, kur protestuesit u përballën me persona që ata i identifikuan si pjesë të sigurisë private të kompanive ndërtuese. Ndërkohë, në zonën e rrethuar ku po zhvillohen punimet kishte edhe prani të forcave të policisë.

Aktivistët kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe rishikimin e projekteve që po zbatohen në Dalan, duke argumentuar se zhvillimi ekonomik nuk mund të bëhet në kurriz të një prej pasurive natyrore më të rëndësishme të jugut të vendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme