Politika 30 May 2026, 15:39 Nga VNA

PD rishikon listën e Këshillit Kombëtar, Stresi zë vendin e Andi Mustafajit në Këshillin Kombëtar të PD

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-30 at 3.38.41 PM.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike ka rishikuar përbërjen e listës së Këshillit Kombëtar, duke mos rikandiduar një sërë figurash nga struktura e mëparshme drejtuese e partisë. Ky ndryshim vjen në kuadër të listës së re të kandidaturave që pritet të votohet në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Sipas një krahasimi mes listës aktuale dhe asaj të mëparshme, rreth 37 anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk janë përfshirë në listën e re të propozuar. Mes emrave që nuk figurojnë në listë janë Aldo Bumçi, Andi Mustafai, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina.

Ndërkohë, në Këshillin e ri Kombetar të PD  bien në sy emrat e ish-deputetëve si dhe drejtuesve të ndryshëm të grupseksioneve të partisë, të cilët janë përfshirë në procesin e ri të përzgjedhjes për Këshillin Kombëtar.

Lista e re është e ndarë në tre grupe, ku janë parashikuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, si dhe një kategori e veçantë për të rinjtë. Mes emrave të rinj spikasin reperi Arkimed Lushaj (Stresi), Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit, Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, si dhe djali i Azem Hajdarit.

Lista e demokratëve që përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD:

Aldo Bumci

Andi Mustafai

Arben Imami

Bujar Kapexhiu

Dasho Aliko

Dorel Memoçi

Eliona Gremi

Elton Bano

Esmeralda Metko

Fatbardha Kadiu

Florin Kurmekaj

Florion Mima

Gentian Mishova

Ibrahim Morina

Imanuel Çaushaj

Irena Progni

Julian Deda

Klara Bici

Klaus Shaqiri

Lediana Fratari

Lorin Hoxha

Malbor Duka

Matilda Qyrku

Mariglen Kurtballaj

Minushe Lazaj

Nadire Meçorapaj

Osman Stafa

Qemal Çejku

Robert Budina

Rudina Hajdari

Sajmir Mulgeci

Shkëlqim Hoxha

Spiro Vaso

Voltana Ademi

Xheraldo Dashi

Xhulian Guçe

Zyrafete Kulla

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme